• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Olti kishte të drejtë, unaza e Anxhela Peristerit është unazë propozimi


    “Po, kjo është një unazë propozimi, por unë kam vite që e mbaj në dorë” i tha Anxhela Rudinës, e cila e mbante mend mirë që ca kohë më parë, Olti Curri në program tha: “Anxhela ka një unazë në dorë, po ta shikosh me vëmendje”.

    Meqë klipi i saj i fundit ishte me vello të bardhë, Rudina e pyeti se kur do ta vishte atë të vërtetën dhe Anxhela rrëfeu se s`i kishte qejf dasmat, edhe nëse e bënte një dinte, nuk do ta tregonte. “Shtatzënia është e vetmja gjë që s`mund ta fsheh nëse ndodh, sepse s`mund të mbyllen për 9 muaj brenda. E kam dashur gjithmonë, por puna ime sa në një koncert në një tjetër nuk më ka lejuar të kem lidhje të qëndrueshme. Tani që jam stabilizuar dhe jam rritur po i thërras mendjes”, shtoi Anxhela që foli për herë të parë për jetën private dhe planet.

    *Ky post u realizua nga Fabjola Hije zbardhur nga Rudina në Tv Klan

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690