• Shqip
  • English
  • E hënë, 22 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

    Olti Curri, totalisht kundër skeçit të Al Pazar: Sa idiot apo injorant duhet të jetë një skenarist


    Olti Curri nuk përton ta shkruajë e ta thotë atë që mendon sa herë që diçka nuk i pëlqen. Siç bëri edhe pak më parë me një prej skeçeve të “Al Pazar”. Nisur nga debati i ditëve të fundit për takimet e LGBTI me të rinjtë në gjimnazet e Tiranës, pjesa e programit të humorit kishte improvizuar diçka.

    “Sa idiot apo injorant duhet të jetë një skenarist të bëjë një skeç të tillë…!!! Skeç komunist, pervers dhe krijuar nga njerëz me probleme seksuale alarmante… Në shkolla mund të mos ketë nevojë për delegatë nga LGBT-ja por të rinjtë duhet të dinë edhe të flasin për diversitetin seksual, racor, gjinor, krahinor… Më mirë t’u flasësh hapur për një gjë që shoqëria e ka tabu, sesa të shohësh të rinj gjimnazesh që luajnë në kazino dhe për të larë borxhet bëjnë prostitucion duke shkuar me meshkuj, femra, pleq, plaka…”, e mbyll statusin të cilit i ka bashkëngjitur edhe videon e skeçit./F.H/Tiranapost.al

    Sa idiot apo injorant duhet te jete nje skenarist te beje nje skeç te tille…!!!Skeç komunist, pervers dhe krijuar nga njerez me probleme seksuale alarmante…Ne shkolla mund te mos kete nevoje per delegate nga LGBT-ja por te rinjte duhet te dine edhe te flasin per diversitetin seksual, rracor, gjinor, karhinor…Me mire tu flasesh hapur per nje gje qe shoqeria e ka tabu, sesa te shohesh te rinj gjimnazesh qe luajne ne kazino dhe per te lare borxhet bejne prostitucion duke shkuar me meshkuj femra pleq plaka…

    Publiée par Olti Curri sur lundi 9 avril 2018

    Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]