Showbiz

Olsi Bylyku zgjedh mes Portokallisë, Klanifornisë dhe Të dielës shqiptare

Olsi Bylyku zgjedh mes Portokallisë, Klanifornisë dhe Të

Aktori i humorit Olsi Bylyku do të jetë edhe këtë vit pjesë e Kënga Magjike. Para se të prezantonte këngën e tij, Arditi i kërkoi të bënte një renditje të tre programeve të humorit në të cilat ka punuar.

“Nuk të lë të ikësh pa e bërë renditjen”, i tha Arditi dhe Olsi u përgjigj: Unë nuk jam ende në formimin profesional për të gjykuar. Po e para është E diela shqiptare. Dashurinë që gjeta këtu nuk e kisha as atje ku isha as atje ku jam. Kurse për mentor kam profesor Altin Bashën”, tha ai që e nisi nga Portokallia eksperiencën e parë, pastaj vazhdoi në Be Coffee tek E diela shqiptare dhe së fundmi është tek Klanifornia.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije zbardhur nga Kënga Magjike, në Tv Klan