• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Ola dhe Esdalini rrëfejnë historinë e tyre: Njihemi që 10 vjeç


    Ola Hasani dhe Esdalin Gorani, çifti i balerinëve dhe koreografëve tregoitek “Rudina” historinë e njohjes dhe lidhjes së bashku.

    “Ne kemi qenë në klasë që 10 vjeç, studiuam bashkë për shumë vite, me shumë pak vite shkëputje për t`u ritakuar në akademi”, tregoi Esdalini.

    “Të jem i sinqertë tek Ola si fillim më tërhoqi pamja, pastaj dhe serioziteti i saj dhe të qenit e koordinuar. Unë jam pak i shpërndarë. Në fillim nisi si lojë në fakt. Ishte viti 2002, ndodheshim në prapaskenë dhe prisnim të dilnim në sallë. Aty u përpoqa t`i afrohesha”, tha Esdalini që në kishte marrë refuzimin e saj.

    “Unë kisha frikë se do humbja një mik. Ishim miq të mirë dhe nëse lidhja jonë nuk do funksiononte atëherë do prishja dhe marrëdhënia miqësore. Po jo vetëm që nuk humba një shok, por fitova shokun e jetës”, tha Ola duke zbuluar se shfaqja të cilën po kërcenin ditën që u lidhën ishte “Hirushja”, pra fiks si në përrallë.

    *Ky post u realizua nga Fabjola Hije zbardhur nga Rudina në Tv Klan

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post