• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 17 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Botë My Albania Opinion Të gjitha

    OKB artikull për Shqipërinë: Një mesash për qeverinë


    Edhe pse Shqipëria në 25 vite nuk e ka ndarë “shapin nga sheqeri” për një qëndrim final zyrtar, moral dhe ligjor për viktimat e regjimit komunist, por nga ana tjetër kur bëhet fjalë për një organizatë si OKB, ndjeshmëria është tjetër gjë. Sot në  Associated Press, një artkull i zgjeruar që i dedikohet Shqipërisë së sotme duke i dhënë një mesazh të qartë për qeverinë  se si duhet të sillet me të djeshmen.

    Zyrtarët e të Drejtave të Njeriut kanë bërë thirrje ndaj autoriteteve shqiptare që të sigurojë më shumë dëmshpërblim për familjet e rreth 6 mijë njerëzve të cilët janë zhdukur gjatë regjimit komunist.

    Houria Es-Slami e cila drejton grupin e punës së OKB-së për “Zhdukjet e Detyrueshme apo të Pavullnetshme” e cila i dha fund një vizite një javore në vend të hënën, tha se Shqipëria ka nevojë për të kthyer faqen e dhimbshme të së kaluarës.

    “Të gjitha viktimat e zhdukjeve të të afërmve të tyre kanë të drejtën e dëmshpërblimit të plotë e cila përfshin kompensimin, kënaqësinë, rehabilitimin dhe garancinë për mospërsëritje”, tha Es-Slami në një raport paraprak.

    Zhdukjet e kryera nga regjimi komunist kanë ndodhur nga viti 1944 kur erdhi në pushtet pas Luftës së Dytë Botërore, deri sa u përmbys në vitin 1990 pas Lëvizjes Studentore dhe protestës së tyre e cila ktheu faqen e historisë shqiptare.

    Gjatë regjimit, rreth 6 mijë njerëz janë vrarë, 34 mijë janë burgosur dhe më shumë se 50 mijë janë dërguar në kampet e internimit ku ndodheshin të izoluar nga bota e jashtme.

    “Asnjë rast i zhdukjes me forcë të kryera gjatë ketyre viteve ka arritur në gjykatat shqiptare pasi kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së iniciativës nga prokurorët, të afërmit të cilët edhe pse kan qënë në dijeni të saj nuk kanë paraqitur ankesa gjyqësore. Kjo edhe për shkak të mosbesimit në institucionet ligjore”, thuhert nnë raport.

    Zyrtarët e OKB-së thonë se Shqipëria e cila ka ratifikuar një konventë ndërkombëtare të zhdukjeve në viitn 2007, duhet të marrë një qasje më gjithëpërfshirësë, për tu dhënë viktimave të familjeve të drejtën për të vërtetën dhe drejtësinë.

    “Qeveritë post-komuniste të Shqipërisë nuk kanë sponsorizuar ndonjë memorial të tyre pavarësisht nga ekzistenca e një numri të kampeve të punës, burgjeve dhe të paktën të 29 vendeve të dyshuara për ekzistencën e varreve”, sipas gjetjeve që tregon raporti.

    OKB-së shprehet se, vetëm muajin e kaluar qeveria hapi një ish-bunker top-sekret bërthamor si një muze për të treguar se si ushtria e epokës komuniste ka persekutuar kundërshtarët e regjimit.

    Ekspertët e OKB-rs rekomanduan “një debat kombëtar publik mbi trashëgiminë e të kaluarës komuniste dhe si të tejkalohen në mënyrë kolektive pasojat e tij të dhimbshme” .