Aktualitet

Ogur i mirë në fundvit për Kosovën. Një tjetër shtet i njeh pavarësinë

Jemi pranë fundvitit dhe Kosova merr një lajm të gëzueshëm. Një tjetër shtet i ka njohur pavarësinë, duke u bërë kështu shteti i 115-të. Bëhet fjalë për njohjen nga Madagaskari. Ishte kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili njoftoi për lajmin ndërkohë që ndodhej në Forumin e Diasporës shqiptare që po zhvillohet në Prishtinë. Edhe Behgjet Pacolli, shefi i Diplomacisë së Kosovës ka njoftuar për lajmin në faqen e tij në Facebook ku shkruan: Urime Kosovë! Faleminderit Madagaskar. Nga sot Kosova dhe Madagaskar kanë nga një mik më shumë. Falënderimet e mia më të sinqerta për popullin, Presidentin dhe Qeverinë e Madagaskar.

Statusi i Behgjet Pacolli

Edhe Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur gëzimin në një postim në Twitter: “Lajm i mrekullueshëm. Madagaskari njeh Kosovën si të pavarur. Republika jonë po konfirmohet pak e nga pak si një anëtar i padiskutueshëm i komunitetit ndërkombëtar”.

Statusi në Twitter i Hashim Thaçit

Madagaskari është një komb i madh ishullor në brigjet juglindore të Afrikës. Pranë kryeqytetit Antananarivo, është Ambohimanga, një kompleks me pallate mbretërore dhe  pemë shekullore. Tiranapost.al E.B