Sociale

“Më ofronte pije dhe më kërkonte foto në mëngjes”, 23-vjeçarja nga Berati tregon ngacmimet seksuale në punë

“Më ofronte pije dhe më kërkonte foto në

Ngacmimet seksuale në vendin e punës janë një problem mjaft i përhapur në vendin tonë. Së fundi, “Top Channel” ka sjellë rastin e një 23-vjeçareje nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet vendosi të qëndronte në Tiranë për të punuar.

Në intervistën për këtë televizion, ajo tregon se si pronari i ofronte vazhdimisht gjëra për të pirë, i dërgonte mesazhe në telefon gjatë gjithë ditës dhe i kërkonte fotografi në mëngjes.

23-vjeçarja me emrin Ada shprehet se ka dëgjuar edhe raste të tjera të ngjashme me të sajin nga shoqet, por nuk ka tentuar t’i denoncojë këto ngacmime për shkak të familjes.

“Babai nuk do më lejonte më që të rrija në Tiranë. Nëse do të isha akoma në shkollë, do më hiqte edhe nga shkolla. Duke u nisur nga kushtet e familjes sime, jam e detyruar që të kërkoj punë”, shprehet ajo./Tiranapost.al, lajmi i referohet kronikës së Top Channel që mund ta lexoni këtu.