• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Rajoni Të gjitha

    Oferta tunduese e Trump për Vuçiçin: 10 miliardë dollarë që të njohësh Kosovën


    Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë një ofertë tunduese kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, që në këmbim të njohë Kosovën.

    Sipas një burimi anonim për gazetën serbe “Informer”, SHBA ka në plan t’i dhurojë Serbisë një shumë prej 10 miliardë dollarë, 14 avionë luftarakë F-16 si dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2024. Kjo pasi Trump kërkon ta zgjidhë çështje Kosovë-Serbi deri në mesin e vitit 2020.

    “Trump ka dalë me këtë ide për t’i ofruar Serbisë një plan të ngjashëm sikurse ‘Plani Marashall’ që i ishte ofruar Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të përfshinte investime deri në 10 miliardë dollarë në projekte të infrastrukturës, të paktën 14 avionë luftarak të tipit F-16 dhe gjithashtu do të përshpejtonte integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë që Serbia do të futet në BE deri në 2024”, citohet një burim për “Informer”, sipas mediave në Kosovë.

    Oferta sipas medias serbe do t’i prezantohet Beogradit me përfaqësuesin amerikan Mattheë Palmer./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690