• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Shëndet Të gjitha

    OBSH: Më shumë se 7 mln njerëz vdesin çdo vit nga duhani. Lexoni historinë personale të Khalid që vendosi t’i thotë Jo


    Dje ishte Dita Botërore kundër Duhanit dhe apeli i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ishte: Stop duhanit! Shifrat e raportit të fundit janë alarmuese.

    Më shumë se 7 milionë njerëz vdesin çdo vit nga konsumimi i duhanit. Nga kjo shifër, më shumë se gjashtë milionë vdekje lidhen drejtpërdrejt me pirjen e duhanit në mënyrë të rregullt e ndërsa 890 mijë vdekje vijnë si rezultat i atyre që ekspozohen nga tymi i duhanit, ndonëse nuk janë konsumues.

    Sipas Qendrave për Kontrollin dhe parandalimin e Sëmundjeve, pirja e duhanit përbën 80 deri 90 % të shkakut të kancerit të mushkërive. Studimi zbuloi se janë të paktën 150 raste të reja të pacientëve me kancer të mushkërive të diagnostikuar vetëm në Emiratet e Bashkuara nga këto 40-50 % janë në fazë të avancuar.

    A mund të heqësh dorë nga duhani? Sigurisht që po dhe më poshtë keni një histori.

    Khalid Sharrouf, 30 vjeç me origjinë libanez, e ndezi cigaren për herë të fundit më 28 gusht të vitit të kaluar. Ai sapo ishte kthyer nga një festë me familjen dhe miqtë dhe vendosi të mos pinte më. Kishte 10 vite që e pinte duhanin pa ndërprerje, dhe sigurisht që për të fillimi ishte i vështirë. Por vendosi që për të mirën dhe shëndetin e tij, të hiqte dorë një herë e mirë.

    Ndihej nën presion, kishte dhimbje koke, por nuk duhej të kthehej pas.

    ‘E vendosa papritmas, nuk po ndihesha mirë. Ishte një nga sfidat më të mëdha. Shumë nuk e kuptojnë dhe mund të mendojnë se është çmenduri, por unë vërtet e kisha të vështirë. Më ishte kthyer në ves, zakon, sa hapja sytë mendoja duhanin. Duhet të largoja të gjithë nikotinën në trupin tim. Rezistova dhe tashmë as nuk tundohem kur shoh të tjerët që pinë cigare, përveçse ndjej se duhet tu jap një këshillë: stop duhanit’. / Tiranapost.al. E.B

    Khaled Sharrouf1-1559232308922