• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Shëndet Te gjitha

    OBSH: Fruthi po përhapet me shpejtësi në Evropë


    Fruthi po përhapet me shpejtësi në Evropë, sipas OBSH-së. Nga të dhënat rezulton se në vitin 2018 numri i të prekurve është 3 herë më i lartë se në vitin 2017, ndërsa u evidentuan 82 mijë raste dhe u shënuan 72 viktima.

    Nga pacientët e prekur nga fruthi në Europë , 61% prej tyre janë shtruar në spital për kurim.

    Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Zsuzsanna Jakab, bën thirrje që vendet të angazhohen maksimalisht për fushatat e vaksinimit.

    E njëjta thirrje është bërë edhe nga mjekët në Shqipëri, ndërsa brenda muajit janar u shënuan 51 të prekur nga fruthi./Tiranapost.al