Aktualitet

Obeziteti tek fëmijët dhe adoleshentët përhapet në gjithë globin. Nëse vazhdohet kështu...

Megjithëse normat e obezitetit tëk fëmijët duket se po stabilizohet në shumë vende evropiane me të ardhura të larta, në shumë vende të tjera të botës mbetet një rrezik për shëndetin si dhe ekonominë.

Obeziteti tek fëmijët dhe adoleshentët është rritur 10 herë në katër dekadat e fundit, që do të thotë se 124 milion djem dhe vajza në mbarë globin kanë probleme me yndyrën e tepërt. Analiza e publikua në Lancet, është më e madhja në llojin e saj e cila ka  studiuar tendencat e obezitetit në mbi 200 vende. Nëse marrim shembullin e Britanisë, thuhet se një në çdo 10 të rinj nga mosha 5 deri në 19 vjeç është obez, ose drejt asaj rruge.

Rreziku është akoma më i madh, pasi fëmijët që janë të shëndoshë , ka gjasa që edhe kur të rriten të mbeten të tillë, duke u prekur kështu ndaj problemeve serioze të shëndetit. Analiza e Lancet, e lëshuar në Ditën Botërore të Obezitetit vjen pasi studiuesit nga Federata Botërore e shëndoshjes paralajmërojnë se kostoja globale e trajtimit të sëmundjeve nga obeziteti do të tejkalojë 920 miliardë paund çdo vit deri në vitin 2025. Megjithëse normat e shëndoshjes së fëmijëve duket se po stabilizohet në shumë vende evropiane me të ardhura të larta, përfshirë Britaninë, në shumë vende të tjera të botës mbetet rrezik, thotë studiuesi Majid Ezzati nga Imperial College London.

Studiuesit besojnë se disponueshmëria dhe promovimi i ushqimeve të lira, të larmishme dhe me yndyrë është një nga shkaqet kryesore.

Map showing high rates of obesity

Obeziteti më i larë është shënuar në Azinë Lindore. Kina dhe India  kanë filluar kohët e fundit. Polynesia dhe Mikronesia kanë shkallën më të lartë nga të gjithë, rreth gjysma e popullsisë së re në këto vende është mbipeshë ose thjesht të shëndoshë. Studiuesit thonë se nëse trendet aktuale botërore vazhdojnë, 'obeziteti' së shpejti do të jetë më i zakonshëm se 'nënpesha'. Numri i vajzave dhe djemve nën peshë në mbarë botën është në rënie që nga kulmi i vitit 2000. Tiranapost.al E.B

children reaching for fastfood