Aktualitet

Obama edhe kur vishet si të gjithë ne, seç e bën të duket ndryshe

Ish-presidenti Obama është fotografuar i veshur sport nga koka tek këmbët, një kombinim shumë ‘cool’, si të ishte duke pozuar për një fushatë të Nike dhe jo të ishte thjesht duke ecur në rrugë.

Me kostum e kapele të zezë dhe një palë sneakers të bardha për thyerje, ai na ka treguar që nurin dhe sharmin nuk ia jepte as kostumi smoking as hija e presidentit. Ai di të ruajë një super stil edhe rrugëve, si një kalimtar i zakonshëm, i veshur siç mund të vishemi të gjithë ne.obama

/O.Zh/Tiranapost.al/