Lajme nga Bota

O zot sa keq duket! Pamela Anderson shpërthen pas arrestimit të Julian Assange

O zot sa keq duket! Pamela Anderson shpërthen pas arrestimit të Julian

Momenti i arrestimit të themeluesit të WikiLeaks Julian Assange po bën xhiron në rrjet. Ai tërhiqet me forcë nga ambasada ekuadoriane në Londër aty ku strehohej prej gjashtë vitesh e më pas u dërgua në gjykatë, mes akuzave se kishte shkelur ligjin dhe në një kohë kur Amerika e kërkon që të japë llogari për sekretet shtetërore që posedon dhe disa prej tyre që i ka publikuar.

Më shumë sesa momenti i arrestimit u diskutua pamja e tij, më i vjetër, i pakrehur me flokët e bardhë që gjithmonë i shtrinte, me mjekër të gjatë, më i shëndoshë dhe i rënë në fytyrë.

Image result for julian assange Pamela Anderson

Lajmin e ka pritur shumë keq shoqja e tij më e mirë, (flitet se janë të dashur) Pamela Anderson e cila ka thënë se arrestimi i tij është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga Brexiti i anglezëve të çmendur.

Në një postim në Twitter Pamela thotë se është në shok: Nuk e mora vesh se çfarë tha? Ai duket shumë keq? Si mund t’ja bënit këtë ( e ka me autoritetet në Ekuador që i hoqën azilin) Sepse ju ekspozoi? Si mundeni ju në Angli? Sigurisht, ju jeni ‘K...at e Amerikës dhe keni nevojë të hiqni vëmendjen nga pallavrat tuaja të Brexit. Për Trumpin thotë në fund se është egoist dhe mizor dhe ai që e ka kthyer botën për së prapthi.

Për Julian ajo thotë: Ai është një hero për njerëzit. Dhe njerëzit nuk do e lejojnë këtë padrejtësi dhe këtë ligësi.

Kujtojmë se Assange ka qëndruar që nga viti 2012 në ambasadën ekuadoriane në Londër ku kërkonte azilin politik, ndërkohë që u akuzua për përdhunim në Suedi, akuza që më vonë u rrëzuan. / Metro/ Tiranapost.al. E.B

Image result for julian assange

Image result for julian assange Pamela Anderson