• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    ‘O maaa…’ Si t`i shuajnë prindërit zënkat mes fëmijëve


    Është normale dhe madje e shëndetshme për fëmijët që të zihen me njëri-tjetrin. Po është gjithashtu e rëndësishme që konfliktet mes tyre të zgjidhen. Ka disa mënyra për të menaxhuar atë momentin ku arrin kulmi dhe njëri prej tyre thërret: “O maaa…”.

    Jepi fëmijëve rolet model

    10 Tips for Parents to Help Siblings Stop Fighting

    Edhe në librat për fëmijë ka modele të ndryshme motrash dhe vëllezërish që zihen, por pastaj sqarohen dhe në fund e ndihmojnë njëri-tjetrin nga kushdo. Kujtoji se si i fali Hirushja motrat e saj.

    Krijo një arkë

    10 Tips for Parents to Help Siblings Stop Fighting

    Krijo një arkë në të cilën secili nga fëmijët të paguajë një gjobë të vockël kur zihet. Nëse keni zgjedhur të mos iu lini para në duar, atëherë krijoni disa copa letrash me punë shtëpie të shkruara mbi to. Dhe ja ky është dënimi që duhet të kryejnë.

    Vendosi të shkruajnë një letër

    10 Tips for Parents to Help Siblings Stop Fighting

    Të ulen e të shkruajnë çfarë ndjejnë. Kjo do t`i ndihmojë, sidomos pasi të lexojnë letrat e njëri-tjetrit dhe të shikojnë se sa keq ndihen.

    Një herë me njërin dhe një herë me tjetrin

    10 Tips for Parents to Help Siblings Stop Fighting

    Kryeni aktivitete të ndryshme me secilin. Kjo i bën mirë të dyve, shuan xhelozitë, i bënë të ndihen secili i rëndësishëm dhe të mos trajtohen si të grumbulluar nga prindërit. Vetëm sigurohuni që të kaloni kohë të barabartë me të dy a të tre.

    Trajnojini për t`i zgjidhur vetë problemet

    10 Tips for Parents to Help Siblings Stop Fighting

    Nëse ndërhyni ju duke e bërë me faj njërin, tjetri do ndihet keq, edhe nëse është fajtori. Më mirë bëja të qartë: Zgjidheni vetë.

    Bëji bashkë dhe ngarkoji një detyrë në grup

    10 Tips for Parents to Help Siblings Stop Fighting

    Një puzzle, një punë, diçka që t`i bashkojë.

    Nxiri jashtë

    10 Tips for Parents to Help Siblings Stop Fighting

    Ka kohë për çdo gjë. Jashtë shtëpisë ata rrallë zihen. Kjo duhet shfrytëzuar.

    Planifikoni bashkë pushimet

    10 Tips for Parents to Help Siblings Stop Fighting

    Secili jep alternativat e tij, dëshirat e tij dhe kjo ju afron më shumë, të gjithëve.

    Shpërbleji kur sillen mirë

    10 Tips for Parents to Help Siblings Stop Fighting

    Me ëmbëlsira apo diçka që e kanë vërtet për zemër.

    *Ky post u përshtat nga Bright Side dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post