Showbiz

O ma, unë të kam ty

O ma, unë të kam ty

Për shumë nga ne udhëtimi me nënën nuk para preferohet. Zakonisht të rinjtë preferojnë të shkojnë për pushime me partnerin, shoqërinë ose kushërinj të së njëjtës moshë. Po të gjithë këta nuk e dinë se të shkosh për pushime me mamin ka njëmijë përfitime. Lexoji dhe bëj gati valixhet: tënden dhe të mamit, meqë për ca ditë është edhe 8 marsi.

Ti dhe nëna jote bëni një ekip të mirë

Askush tjetër s`të njeh më mirë e askënd tjetër s`njeh më mirë. Ia dini zakonet mirë njëra-tjetrës dhe mund të përshtateni shumë mirë. Sa të rrini të mësoni zakonet e miqve, shkoni me mamin.

Së bashku do krijoni kujtime që vlejnë realisht shumë

Me të nuk do e ndërpresësh kurrë marrëdhënien. Kështu s`do grisësh asnjë foto. Kujtimet do mbeten përjetë dhe do kalohen brez pas brezi.

Të udhëtosh me të, është njësoj sikur t`i kesh thënë “Faleminderit”

Ti nuk e ke idenë se sa e vlerëson ajo kohën që ti zgjedh të kalosh me të. Kur ti ishte i vogël, ajo ishte në punë, shumë më e angazhuar se tani, kurse sot që ti je rritur dhe ajo ka kohë, mund ta falenderosh duke e ftuar në një udhëtim. Është njësoj sikur t`i kesh thënë faleminderit për gjithçka.

*Ky post u përshtat nga Bright Side dhe është realizuar nga Fabjola Hije.