• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    O hajdut, o burgaxhi! 30 qershori fut në sherr Lefter Maliqin dhe Idajet Beqirin në emision


    Zgjedhjet e 30 qershorit ishin arsyeja e një debati të ashpër mes deputetit Lefter Maliqi dhe kreut të Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri, deri në ofendime.

    Ky i fundit pak ditë më parë kërkoi që të çregjistrohej nga zgjedhjet për shkak të dekretit të Presidentit Meta, që anuloi 30 qershorin, gjë e cila u hodh poshtë nga Kolegji Zgjedhor.

    Ky veprim i Beqiri duket se ka nervozuar Maliqin, i cili iu drejtua me fjalët “burgaxhi” dhe “kriminel” gjatë emisionit “Dritare me Rudinën”.

    Debati:

    Lefter Maliqi: O hajdut, o burgaxhi. Bëre atë ankimimin pasi të tha Edi Rama. Ku ke vota ti? Tani që të tha Kolegji do futesh.

    Idajet Beqiri: Je shpifës.

    Maliqi: O kriminel, ç’a partie ke ti? Ke qenë në burg.

    Beqiri: Unë kam luftuar për Kosovën. E di pse ulërin ti.

    Maliqi: Bandat e krimit kanë kapur pushtetin.

    Beqiri: Më datë 1 korrik vdes ti.

    Maliqi: Po mos vdes ti ore se ke qenë në burg.

    Beqiri: Ti nuk të lë të flasësh.

    Maliqi: Të njëjtat shantazhe që bën Rama bëjnë edhe këta. Rri ore do fitoke ti bashkinë.

    Beqiri: Unë se di ku e marrin guximin të thonë do të bëhet nami. Shqiptarët të jenë të qetë, sepse Shqipëria është e shtetit të fuqishëm, është vend i NATO se situatën këtu e ke marrë BE dhe NATO./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]