Aktualitet

Nxënësja dhe mësuesja përlotin publikun me historinë e tyre

Këtë të dielë në rubrikën  “Ka një mesazh për ty”, tek “E diela shqiptare” në Tv Klan ishte e ftuar Elida e cila tregoi historinë e saj me të cilën preku gjithë publikun. Ajo tregoi sesi mësuesja e saj i kishte shpëtuar jetën dhe sesa keq e kishte përjetuar humbjen e babait i cili humbi jetën nga kanceri. Pas vdekjes së të atit sëbashku me të ëmën kishin shkuar në spital dhe kishin zbuluar se ajo kishte tuberkuloz. Elida rrëfeu për sëmundjen e saj dhe për mënyrën sesi mësuesja e saj e ka ndihmuar duke e çuar në sanatorium.

Elida: Kam arritur këtu ku jam sot, falë mësueses dhe stafit të sanatoriumit. Kam 27 vite që nuk e kam takuar mësuesen. Me krenari të madhe mund të them që ajo sot mund të jetë nëna ime

Ajo e thirri mësuese Valin në emision dhe në momentin kur ajo erdhi e falenderoi që ajo i kishte shpëtuar jetën dhe e ftoi në Gjermani aty ku ajo jeton. Në fund të emisionit Elida i kishte sjellë mësueses edhe një dhuratë shumë domethënëse, një varëse me pemën e familjes.  /Tiranapost.al