• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Nxënësit e helmuar në Shkodër, pronari i kioskës: S’kam shitur asnjëherë sanduiçë, ishte një burrë me biçikletë


    61 nxënësit e shkollës Adem Haxhia në Postribë të Shkodrës u helmuan sanduiçët me salmonelë. Për ngjarjen pronari i dyqanit ku u tha në media se nxënësit kishin blerë sanduiçët, pronari i dyqanit ka folur për Report TV. Ai thotë se në dyqanin e tij nuk shiten sanduiçë dhe se fëmijët nuk janë helmuar nga dyqani i tij, por ka treguar se ndodhen dy fast-foode pranë zonës tëk ura.

    Pronari i dyqanit afër shkollës ka treguar se nuk është biznes Fast-Food dhe se shet vetmë kroasantë, çokollata dhe produkte të tjera të paketuara.

    ‘Në këtë kioskë më kanë akuzar se tregtoj sanduicë, por nuk tregtoj kurrë. Janë dy fast-foode të ura. Pyesni edhe fëmijët, nëse thonë se kamë shitur këtu sanduiça, unë e pranoj. Unë nuk kam shitur kurrë sanduiçë”.

    Sipas tij, ka qenë një person me biçikletë i cili ka shitur sanduiçët për nxënësit. Report TV ka siguruar një foto. Nxënësit e moshës 10-12 vjeç shkuan në spital me të vjella me temperaturë dhe marrje mendsh, ku pas analizave u vërtetua se ishte e pranishme salmonela.

    Për ngjarjen, para pak ditësh u mësuar se është shoqëruar pronari i biznesit pranë shkollës. Për fat të mirë nxënësit morën trajtimin në spitalin rajonal të Shkodrës dhe nuk kanë më rrezik për jetën./ Tiranapost.al. 

    Del shkaku: Nxënësit në Postribë u helmuan nga ushqimi me salmonelë i “Fast-Food”-it

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]