Aktualitet

I nxehti afrikan godet vendin, qytetet ku termometri do jetë 38 gradë C

Valët e të nxehtit Afrikan do të vijojnë në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta.

Zonat më të nxehta pritet të jenë kryesisht zonat qendrore dhe jugore ku termometri do të ngjitë deri në 38 gradë C. Konkretisht më e nxehtë do të jetë në qytetet: Tiranë, Elbasan, Kuçovë, Fier, Lushnjë, Berat, Gjirokastër e Sarandë.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të mbeten në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë ultësirën perëndimore ndërsa në zonat malore do të shfaqen kalime vranësirash të lehta. Kthjellimet dhe temperaturat e larta do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje të tyre duke arritur deri në 38 gradë C në zonat e ulëta. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.