Showbiz

Nusja që i habiti të gjithë me 34 shoqërueset e dasmës së saj

Nusja që i habiti të gjithë me 34 shoqërueset e dasmës

Një nuse nga New Orleans u vu në qendër të vëmendjes dhe bëri xhiron e botës me një foto që postoi para dasmës. Buzë detit, pas saj qëndronin plot 34 gra, shoqërueset e nuses. Numri nuk kishte një rëndësi të veçantë. Ajo donte thjesht të kishte shumë shoqëruese, plot 50, por vetëm 34 mundi të gjente. Ato ishin nga 21-50 vjeçe. 6 ishin motrat e saj dhe 28 shoqe. Disa ishin mjeke, disa artiste (se nusja është këngëtare) dhe të tjera juriste.

“Unë doja thjesht të kisha sa më shumë njerëz në krahun tim për të ndjerë dashurinë e tyre dhe ia doli”, tha protagonistja e historisë në një intervistë për Today.

Ta mendosh që sa e vështirë është të bësh 2 apo 3 miq në jetë, kjo vajzë ka plot 28.

*Ky post u përshtat nga Cosmopolitan dhe është realizuar nga Fabjola Hije.