Showbiz

Nusja kishte një mesazh për vjehrrën, e cila s`pranoi të vinte në studio

Nusja kishte një mesazh për vjehrrën, e cila s`pranoi të

Në “Ka një mesazh për ty” ishte Elona, nusja që pas një konflikti ishte larguar nga shtëpia e prindërve të burrit, bashkë me bashkëshortin. Sot jetonin në një tjetër shtëpi të familjes, por të rrënuar. Ndërkohë që prindërit e moshuar ende në fshat.

“Unë kam ardhur për t`i dhënë një mesazh vjehrrës sime e cila ka vendosur të shkojë në Lushnje të jetojë me nipin dhe nusen e tij. Ajo mund të vijë tek ne, në shtëpinë e saj, ta rregullojmë se është e rrënuar dhe të jetojmë bashkë. Unë nuk e kam problem”, tha Elona që tregoi se dy fëmijët e saj jetojnë në kushte të vështira në shtëpinë me lagështirë e që i duhet leja e vjehrrës dhe vjehrrit për ta rregulluar.

Ndërkohë që vjehrra nuk pranoi të vinte në studio, por i dërgoi një mesazh me video. Ajo i tha se nuk jeton dot me të, e ka marrë vendimin e saj dhe se shtëpia në të cilën jeton Elona me fëmijët dhe burrin është e nipit. “Unë ia kam falur djalit të vajzës. E kam rritur vetë se e kam jetim. E ëma është mbytur në Otranto, kurse i ati është martuar. E kam rritur që dy vjeç. Shtëpia është e atij. Nëse ai dëshiron t`ia japë dajës le ta bëjë. Ne po shkojmë të jetojmë me ata në Lushnje”, tha zonja në fjalë.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije referuar "E diela shqiptare" në Tv Klan