Nuk zgjati shumë risia. Ekranet në sediljet e avionëve kanë filluar të hiqen dhe ja përse
Në kohën kur u vunë në dispozicion të pasagjerëve, u konsiderua një risi, luks dhe rehati, sidomos për ata që nuk e shtyjnë dot udhëtimin me avion vetëm duke fjetur e duke qëndruar pa parë ndonjë film apo dokumentar. Por kjo risi nuk zgjati shumë, dhe tani rrezikon të zhduket.
Po flasim për ekranet në çdo sedilje të avionëve. Janë disa linja ajrore amerikane që po i heqin dhe arsyeja janë smartphonët dhe laptopët. Sipas zyrtarëve të këtyre kompanive ajrore, nuk ja vlen të shpenzosh aq shumë për instalimet dhe mirëmbajtjen e ekraneve kur pasagjerët kanë smartphonët që nuk i heqin nga duart apo laptopët ku shohin çfarë të duan.
Tre nga linjat ajrore më të mëdha amerikane, American Airlines Group Inc, United Airlines Holdings Inc. dhe Alaska Air Group Inc njoftojnë se do ti heqin. Ndërsa një tjetër linjë ajrore, Southëest Airlines Co nuk është tunduar në kohën kur avionët e tjerë u pajisën me ekranet dhe as nuk ka ndërmend ti vendosë.
Ndarja mes avionëve që kanë ekrane dhe atyre që nuk kanë është edhe çështje ndërkombëtare. Avionet europianë me ekrane në çdo sedilje janë të rralla, por në Azi janë më se të zakonshme, madje ofrohet shërbim i plotë.
Ti kë do zgjidhje, nëse do kishte mundësi për dy versionet, avion me ekran apo pa ekran? Bloomberg Bussines/ Tiranapost.al. E.B