Lajme nga Bota

Nuk u lejohet të shohin filmin ‘Joker’. Policia greke zbraz kinematë nga fëmijët

Nuk u lejohet të shohin filmin ‘Joker’. Policia greke zbraz

Filmin “Joker” nuk mund ta shohin fëmijët në kinematë greke. Policia e shtetit helen ndërmori një aksion ditët e fundit në kinematë ku transmetohej filmi më i ri hollivudian, pasi është i ndaluar për fëmijët nën 15 vjeç.

Ky vendim nis pas ligjit të vitit 1937 dhe të ndryshuar në 2010-n në Greqi, sipas të cilit kushdo që lejon të miturit në shfaqjen e filmave të kategorizuar ‘R’ (për të cilin duhet të jesh të paktën 18 vjeç) rrezikon gjobë deri në 10.000 euro.

Sipas dëshmitarëve, ishin të paktën 10 policë që bastisën kinemanë “Aello” në Athinë, madje pati edhe situatë tensioni pasi shumë nga të miturit nisën të qanin.

Ngjarja u konfirmua edhe nga policia, që njoftoi se aksioni ishte ndërmarrë pas denoncimit nga Ministria e Kulturës.

Fëmijët që u konstatuan në kinema u morën nga policia dhe pritën ardhjen e prindërve për t’i marrë.

Nga ana tjetër ky veprim është cilësuar nga grekët si "shtet autoritar" dhe "abuzim i policisë”./ Burimi lifo.gr/ Tiranapost.al