Politikë Te gjitha

Nuk thotë vetëm “shprehje filozofike”, Nard Ndoka tregon pse Berisha ia besoi timonin e PD-së Lulzim Bashës


Nard Ndoka vijon të mbetet mbështetës i Lulzim Bashës. Kryetari i PDK-së që prej dy mandatesh është në Kuvend nga lista e Partisë Demokratike ka treguar mbrëmë në një intervistë për Syri.net se përse Sali Berisha ia besoi timonin e partisë pikërisht Lulzim Bashës, megjithëse ka pasur shumë bashkëpunëtorë të tjerë të ngushtë.

“Basha u përball edhe me grupimin e të pakënaqurve në Partinë Demokratike dhe mendoi se këto janë përballje që nxorën në pah jo vetëm karizmën dhe profilin e Lulzim Bashës, por edhe përgatitjen e tij si një politikan perëndimor. Mendoj se kjo është arsyeja kryesore pse zoti Berisha duket se vendosi që timonin e Partisë Demokratike t’ia besonte Bashës, pasi ish-kryeministri ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë ndër vite”, tha Ndoka./Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *