• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Nuk tallemi! Nga kjo javë patentën e merr për 30 minuta


    Për të marrë patentën nuk do të prisni më 15 ditë, por vetëm 30 minuat.

    Blendi Gonxhja, drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), deklaron se kartoni do të merret në të njëjtën ditë që aplikuesi bën kërkesën.

    “Personalizimi/Lëshimi i kartonit të ri të Leje Drejtimit (Patenta) nga 15 gushti do realizohet në vetëm 30 minuta! Aplikon për kartonin, dublikat, rinovim apo hera e parë pasi ke marrë provimet? Nuk tallemi, e merr po atë ditë, pa ardhur 2 herë”, tha Gonxhja.

    Për këtë shërbim nuk do të ketë asnjë tarifë ekstra, ndërsa fillimisht do të nisë në Tiranë./ Tiranapost.al