• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Nuk shkonte në punë, por paguhej rregullisht. Hetohet posti i Santiago Malkos në administratë


    Paralelisht me hetimet për zbardhjen e vrasjes së ish-efektivit të policisë Santiago Malko, Prokuroria ka nisur hetime edhe për punësimin e tij në administratën shtetërore.

    Hetuesit po hetojnë mënyrën sesi 26-vjeçari ka mundur të futet në administratën shtetërore, kur dihet që të jesh punonjës publik, kriteri bazë është dëshmia e penalitetit.

    Sipas hetimeve rezulton që Malko pej fillimit të vitit 2019 ka mbajtur detyrën e inspektorit të pyjeve në zonën e Dajtit edhe pse ai ka qenë në kërkim policor për ngjarjen në ish-Bllok, me një të vrarë e dy të plagosur.

    26-vjeçari, edhe pse nuk ka shkuar asnjëherë në punë, rezulton se pagesat në llogarinë e tij bankare derdheshin normalisht.

    Rreth tre javë më parë, Santiago Malko u qëllua për vdekje në zonën e Porcelanit, teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip “BMW X5”./ Tiranapost.al

    Detyra që mbajti Santiago Malko pasi u përjashtua nga uniformat blu

    Zbërthehen dy celularët e Santiago Malkos, identifikohen të dyshuarit për vrasjen e tij

    E kaluara e ish-policit që dyshohet se çoi në vrasjen e tij

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690