• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Kavajë/ Polici qëlloi për vdekje ish-partnerin e gruas që i kërkoi ndihmë


    *Foto ilustruese

    Ndarja me ish-partneren është bërë shkak i një konflikti që çoi më pas në vrasjen e një personi dhe plagosjen e një efektivi policie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në lagjen nr. 2 në Kavajë, ku mësohet se mbeti i vrarë Dritan Haxholli, që tentoi të kryente vrasje.

    Sipas raportimeve të marra nga policia, viktima kishte shkuar i armatosur në shtëpinë e ish-partneres, me të cilën kërkonte të rikthehej. Ai nisi ta kërcënonte dhe ishte ky moment kur vajza kërkoi ndihmë e një personi të njohur për të, me profesion polic i burgjeve, Bledar Toçi.

    Fillimisht viktima Haxholli qëlloi në drejtim të tij duke e plagosur, ndërsa më pas Toçi e qëlloi me armën e shërbimit për vetëmbrojtje, duke e lënë të vdekur. Toçi mësohet se është plagosur rëndë dhe për shkak të plagëve është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë.

    Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, policia ka marrë në pyetje gruan e re dhe policin./ Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]