Aktualitet

Nuk ndryshon mesatarja minimale për t'u pranuar në Universitet

Çdo maturant që kërkon të vazhdojë studimet në universitet, duhet të ketë të paktën ndër të tjera edhe mesataren 6. Ky është vendimi që është marrë dje në mbledhjen e qeverisë, ku u caktua edhe të mos rritë mesataren minimale për tu pranuar në Universitet.

“Kanë të drejtën të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë kandidatët që kanë përfunduar me sukses nivelin e arsimit të mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim.

Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm të lartë, nota mesatare minimale për t’u pranuar në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2017-2018, të jetë 6 “, thuhet në vendimin qeverisë

Nota mesatare për t’u pranuar në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e treguesve të mëposhtëm:

a)    Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit  në  arsimin e  mesëm të lartë.

b)    Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës/Maturës Shtetërore.