Showbiz

Nuk mund të fle me burrin dhe mos më gjykoni

Nuk mund të fle me burrin dhe mos më gjykoni

Një grua ka ndarë në “Huffington Post” situatën e saj dhe me siguri nuk është e vetmja.

Ishte viti 1996 kur kisha dalë me shoqet e mia për t`u argëtuar dhe pas asaj mbrëmjeje përfundova në shtratin tim, por me një djalë që ca kohë më vonë do bëhej burri im. Nuk po flas për netët tona të para që ishin pasionante. Gjithçka ishte bukur në fillim, derisa nisëm bashkëjetesën. Ai gërhiti që natën e parë. U përpoqa ta injoroja. Natën e dytë i pëshpërita të pushonte, kurse të tretë e kapa fort nga hunda aq sa u zgjua i tmerruar. Pas këtyre episodeve kemi provuar gjithçka. Vajra esencialë, jastëk të mirë e kushedi sa sugjerime miqsh. Kemi eliminuar qumështin dhe nënproduktet e tij, kafenë, alkoolin, drithërat që thonë se ndikojnë tek e gërhitura. Të fjeturit me të është një torturë e vërtetë. Nuk është problem në ditët e pushimit se mund t`i zëvendësoj orët e gjumit gjatë ditës, por kur jemi në punë është thjesht e pamundur.

Unë jam dakord që shtrati martesor është vend i shenjtë, simbol i martesës, intimitetit, largimit bga zhurma, fëmijët, punët dhe streset e përditshme, por ja që s`është aq e lehtë për mua. Unë prej kohësh po fle vetëm. Më mungon aroma e tij, trupi i tij afër meje, aroma e flokëve që ka lënë shampoja, duart e tij, më duhet ta pranoj që më mungojnë të gjitha këto. Ajo që bëj për ta kompensuar është të zgjohem pak më herët në mëngjes dhe të shkoj për pak minuta në shtratin e tij.

*Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.