Nën lupën e Stela Sallakut

Nuk më besohet që këtë vit e gjeta kaq shpejt vendin ku do bëj dhuratat

Nuk më besohet që këtë vit e gjeta kaq shpejt vendin ku do

Çdo vit i kam bërë dhuratat e Krishtlindjes me dt 23 në darkë, se më ndodh që kujtohem në momentin e fundit për to. Këtë vit i kam filluar kërkimet në kohë, që në fillim të dhjetorit. Do bëj pak dhurata, por dua t`i bëj të personalizuara, mundësisht me ndonjë inicial apo logo individuale. Më sugjeruan të vizitoj Artistic Jewellery Pirro, si një nga vendet ku bëkan dhuratat me dizajnet më unike dhe novatore. Kisha dëgjuar se çmimet gjithashtu ishin të konsiderueshme, por vendosa t`i vizitoj vetë. Në fund të fundit për dhurata nuk kursehet.

[caption id="attachment_310294" align="aligncenter" width="5184"] (Argjendari Pirro. Foto për Tiranapost)[/caption]

Ishte një nga ato ditët e vrenjtura, por pa shi. Po ndiqja me sy ndërtesat nga xhami i taksisë, e cila përshkroi një nga rrugët më të bukura të bllokut për tek dyqani. Përpara se të zbrisja, pashë orën. Sa shumë më pëlqen! Është minimaliste, por më mungon një byzylyk për ta shoqëruar. Makina u ndal përpara një porte të madhe të zezë me dyer xhami gjysmë të tejdukshme. U gjenda përballë saj në pak sekonda, por nuk mund të hyje nëse asistentja nga brenda nuk të jepte aksesin me zilen e vogël në të majtë.

[caption id="attachment_310297" align="aligncenter" width="894"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më pritën tre buzëqeshje njëra pas tjetrës, dhe më ofruan të ulesha për të pritur menaxheren. Si kliente e vështirë që jam, mund të qëndroj me orë të tëra në dyqan, deri sa të bindem dhe të gjej atë për të cilën kam ardhur.

[caption id="attachment_310298" align="aligncenter" width="5184"] (Foto për Tiranapost)[/caption]

U afrua të më prezantohej një vajzë brune, Alba, e cila me një buzëqeshje më mikpriti në showroom. Dihet se unë nuk jam fanse e bizhuterive të mëdha, me shumë gurë, por aty gjeje ç`të doje. Që nga unazat me ndonjë detaj të vogël, të cilat mund t`i vendosësh bashkë me byzylyk, ose disa njëherësh.

[caption id="attachment_310302" align="aligncenter" width="4817"] (Foto për Tiranapost)[/caption]

Madje njëri nga byzylykët që më pëlqeu (po jua tregoj më poshtë), mund të gdhendej nga brenda. Kishte dhe nga ata byzylykë aq minimalistë sa mund të kombinoheshin dhe me orën time dhe besoj kombinohen me të gjitha llojet e orëve të dorës. Që nga ato me rrip të kaftë, të zi, argjend e flori.

[caption id="attachment_310353" align="aligncenter" width="1242"] (Foto për Tiranapost)[/caption]

[caption id="attachment_310315" align="aligncenter" width="3456"] (Foto për Tiranapost)[/caption]

Ndërsa menaxherja po më shpjegonte për dizajnet novatore dhe punimeve me cilësi deri në detaje, i them: "Unë jam alergjike ndaj shumë përbërësve të metaleve, harrova të të them këtë detaj". "Nuk ka problem, më thotë ajo, sepse cilësia e materialeve është superiore dhe nuk ka asnjë efekt alergjik".

[caption id="attachment_310308" align="aligncenter" width="5184"] (Foto për Tiranapost)[/caption]

Ndaj shpeshherë edhe kur më pëlqen dizajni, ngurroj ta blej sepse cilësia lë për të dëshiruar. Ka kaq shumë mundësi zgjedhjesh sa u konfuzova tani, të marr një set me vathë dhe varëse? Byzylyk me iniciale të gdhendura simetrikisht, unazë me detaje tradicionale apo ndonjë krijim tjetër me anë të teknologisë së fundit?/Tiranapost.al

[caption id="attachment_310309" align="aligncenter" width="5184"] (Foto për Tiranapost)[/caption]