Rajoni Te gjitha

Nuk luaj siç bënë ata në Maqedoni!


E kam thënë 100 herë, nuk do luaj si ata në Maqedoni me referendume konsultative ku njerëzit votuan kundër, por më pas e kaluan në Kuvend. Mendoj se është marrëveshje e mirë për ta, e mirëprita por mënyra se si u bë, unë s’do e bëja kurrë.

Presidenti serb Vuçiç thotë se asnjë zgjidhje për Kosovën dhe Metohinë nuk do bëhet nëse shumica e njerëzve nuk e duan dhe se për momentin nuk flitet për ndonjë zgjidhje se nuk ka bisedime.

Në një intervistë për TV Happy që me datë 5 shkurt, Vuçiç përmendi rastin me Maqedoninë dhe tha: E kam thënë 100 herë, nuk do luaj si ata në Maqedoni me referendume konsultative ku njerëzit votuan kundër, por më pas e kaluan në Kuvend. Mendoj se është marrëveshje e mirë për ta, e mirëprita por mënyra se si u bë, unë s’do e bëja kurrë.

Vuçiç shtoi se kur një referendum dështon, e vetmja gjë që mund të thuhet është se ka dështuar dhe duhet bërë një njoftim publik, në mënyrë demokratike.
Nëse në Serbi ndodh një referendum dhe marrim 49% dhe në anën tjetër 51%, më mirë të jepja dorëheqjen e të thoja se referendumi nuk pati sukses, sesa të vazhdoja me të. Qytetarët duhen respektuar’ thotë ai.
Duke folur për presionin që vjen nga fuqitë botërore lidhur me Kosovën dhe Metohinë, Vuçiç tha se askush nuk mund ta telefonojë dhe të përpiqet të japë urdhra.

“Ata e dinë se Serbia nuk është aq e dobët sa në vitin 2008 ose 2010. Nga ana tjetër, ne nuk veprojmë me arrogancë, respektojmë parimet ligjore ndërkombëtare. Ne e kuptojmë realitetin, thelbi është mbrojtja e interesave tona, mbrojtja e popullit tonë në Kosovë. Udhëheqja shqiptare tregoi se nuk u interesojnë serbët, ata treguan se duan që serbët të largohen nga Kosova dhe Metohija”.

Lidhur me dialogun, Vuçiç tha se do vazhdojë bllokimi deri sa Kosova të heqë dorë nga taksa, sipas tij një taksë e vendosur pa pikë vlere. Kujtojmë se Kosovës po i bën ‘presion’ edhe Amerika që të heqë taksën e të vazhdohet me procesin e dialogut, për të finalizuar marrëveshjen.  E ndërkohë që serbët janë mbledhur në protesta të mëdha dhe kërkojnë largimin e Vuçiç nga pushteti./ Artikulli marrë nga B92/ Tiranapost.al. E.B