Aktualitet

Nuk këndon vetëm ‘like a diamond’ por edhe i shet

Këngëtarja është duke dizenjuar një koleksion bizhuterish në bashkëpunim me Chopard. Pas suksesit të koleksionit FentyXPuma, këpucëve me Manolo Blahnik, syzeve me Dior dhe çorapeve me Stance, aktualisht është duke punuar për krijimine një linje bizhuterish që do të lançohet në Festivalin e Filmit të Kanës.

ririr1

Koleksioni do të quhet “Rihanna Loves Chopard” dhe inspirohet nga kopshtet dhe festimet e Barbados, vendlindja e Rihanës. Ato variojnë nga një unazë 1.460 $ tek një varëse 11.140$ si dhe një orë e gjitha me diamante me kërkesa të veçanta. Rihanna debuotoi me vathët me lule të këtij koleksioni në tapetin e kuq të Grammy në shkurt.