Aktualitet

Nuk kam informacion që Bashën e kanë kërcënuar. Ministri Lleshaj sqaron edhe takimin me truprojën

Nuk kam informacion që Bashën e kanë kërcënuar.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se nuk ka asnjë informacion që kryetari  i Opozitës Lulzim Basha është kërcënuar apo siguria e tij të jetë në rrezik.  Ministri Lleshaj u pyet nga Vlora, aty ku ndodhet për një vizitë në terminalin e ri të pasagjerëve në port, dhe  pyetjes për takimin në zyrën e tij me truprojën e Bashës, punonjësin e Gardës i është përgjigjur:

"Nuk kam asnjë informacion që Basha është kërcënuar. Takime me truproja te gardes kam pasur, kjo është puna ime e përditshme. Të takoj truproja të gardës. Letra e Gazmend Bardhit më ka ardhur, por nuk e kam lexuar ende".

Kujtojmë se dje sekretari i PD-së Gazmend Bardhi tha se Ministri e ka takuar në zyrë truprojën dhe këtij të fundit i ka thënë se ka informacione se siguria e Bashës është në rrezik. Të paktën kështu pretendon PD-ja, dhe për shkak të përhapjes së lajmit, presidenti Meta thirri dje në takim kreun e Shish dhe të komandantin  e Gardës. / Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/po-kercenojne-bashen-pd-akuza-ministrit-lleshaj-per-shantazh-pse-u-takua-me-truprojen-e-tij-ne-zyre/

http://www.tiranapost.al/po-kercenohet-basha-lleshaj-takim-sekret-me-komandantin-e-gardes/