Aktualitet

Nuk kam asnjë peng nga libri im/ 1997: Si e gjeta Berishën të strukur në kolltuk

Nuk kam asnjë peng nga libri im/ 1997: Si e gjeta Berishën të

Kur arsyeja errësohet nga pusheti, është libri autobiografik i Bamir Topit ku rrëfen jetën në politikë dhe disa të pathëna për politikanët brenda mureve të godinave të institucioneve më të rëndësishme. Topi në një intervistë, si i ftuar në një emision thotë se nuk pendohet aspak për ato që ka rrëfyer, ku pjesa më e madhe, për shkak edhe të jetëgjatësisë në politikë mban histori dhe ngjarje me në fokus ish kryeministrin Berisha.

'Ky është një libër aq cilësor sa ta rrëzosh sa të duash, ai prapë në këmbë do të qëndrojë. Kush më shumë se unë do t’i priste xhelozitë dhe intrigat?! Në këtë marrëdhënie me Berishën unë gjithmonë kam ndjerë një lloj kompleksiviteti dhe inferioriteti kundrejtë të tjerëve dhe për këtë gjë nuk është faji jonë. Unë e kam besuar Sali Berishën në momentin e fundit të zgjedhjes së kryeministrit, sepse rikthehej qeveria', shprehet Topi duke shtuar se:  Njohja me Berishën nuk ka qënë moment i i cili më futi në politikë. Unë kisha një karriere të suksesshme profesionale, nuk ka lidhje njohja me Berishën. Unë shkova se e kam dashur këtë gjë jo se më ka dërguar njeri me zor. Unë kam shkuar duke e vlerësuar ftesën e ish-kryeministrit. Në marrëdhëniet tona kishte shumë kujdes dhe kjo ka bërë të mundur që të përballojmë autoritarizmit, arrogancës et

Në librin e tij, Bamir Topi rrëfen ngjarje politike dhe situata të padëgjuara më parë. Ndër të tjerë. Në librin e tij Topi ka treguar edhe gjendjen në të cilën e gjeti Sali Berishën, pasi ishte rrëzuar si President dhe bisedën që zhvilloi në korrik të 1997.

“Në këto zgjedhje korri një fitore të thellë koalicioni i majtë, duke marrë drejtimin si kryeministër Fatos Nano pas daljes nga burgu, duke propozuar qysh në krye të herë z. Rexhep Mejdani për President të Shqipërisë. Zgjedhja e tij u shoqërua me shkrepje në masë të armëve, që sillnin jehonën e gëzimit të largimit të Sali Berishës nga Presidenca.

Berisha erdhi menjëherë të nesërmen drejt selisë së PD-së, pas deklarimit të dorëheqjes së Tritan Shehut. Në mbrëmjen e 24 korrikut 1997, rreth orës 22:22 po kthehesha me familjen në shtëpi dhe po përshkoja rrugën ‘Toptani’ pranë selisë së PD. Në një çast u them që po futem të takoj Berishën, ndërkohë që ai vazhdonte të qëndronte në zyrë. Nga dera e jashtme e ndërtesës, gjatë shkallëve dhe korridorit që të çonte në zyrën e vjetër të kryetarit të PD-së nuk ndesha këmbë njeriu.

Gjithçka bosh aq sa mendova se kurrkush nuk ishte brenda. Duke iu afruar derës së sekretares, del dikush dhe pasi më pa më përshëndeti dhe më bëri shenjë që Berisha ishte aty. Hapa derën dhe pashe një njeri tjetër nga ç’isha mësuar të njihja. I strukur në kolltuk, i demoralizuar dhe ndoshta i hutuar për sa kish ndodhur atë ditë.

Paradite ai ishte larguar nga Presidenca dhe pas dorëheqjes së ‘vullnetshme’ të Tritanit, Berisha ishte kthyer kryetar i PD. U përshëndetëm dhe pasi më ftoi të ulesha i thashe se do të rrija vetëm pak minuta, pasi kisha familjen në makinë.

Prita që ta filloja unë bisedën e pari dhe kështu ndodhi. –‘Doktor –i thashë, – e di që kjo është tepër e vështirë, për gjithçka do të jetë ndryshe duke filluar qysh nesër. Kjo që ka ndodhur nuk ka të bëjë vetëm me ju! Unë di t’ju them që tek unë llogarit një mik, – dhe për t’i treguar gatishmërinë time vazhdova: Telefoni im është i hapur 24 orë, fatmirësisht shtëpia ima nuk është më larg se 300 m nga selia. Në çdo situatë unë do të jem këtu’. Pas këtyre fjalëve i thash që po largohesha dhe se do të shiheshim. U përshëndet gati i përlotur. Ishte në një gjendje morale të rënduar”. / Referuar JAva News/ Përshtatur për Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/bamir-topi-rrefen-incidentin-ne-samitin-e-nato-s-ne-2008-basha-dhe-berisha-shkelen-protokollin/

http://www.tiranapost.al/marreveshjet-e-fshehta-te-berishes-dhe-bashes-per-ti-falur-detin-greqise-cfare-i-kerkoi-bakoyannis-bamir-topit/

http://www.tiranapost.al/arriti-deri-aty-sa-kercenoi-edhe-deputetet-pro-meje-bamir-topi-rrefen-tradhtine-e-berishes/

http://www.tiranapost.al/hapet-loja-bujar-nishani-i-pergjigjet-bamir-topit/