Aktualitet

Nuk ka të tretë të vërtetë për Ramush Haradinaj. Shtyhet sërish vendimi

Aludimet e mediave kanë rezultuar të vërteta. Gjykata franceze ka shtyrë për të tretën herë vendimin për Ramush Haradinaj.

Vendi është shtyrë në datën 27 prill. Gjykata e Colmar sapo e dha vendimin për ish-kryeministrin, liderin e AAK.

Ramush Haradinaj shpesh ka thënë se akuzat serbe ndaj tij janë të pavërteta dhe se është kthyer në një peng të politikës konfliktuale.

Gjithashtu ai ka thënë se vendimi ndaj tij do të jetë nën fjalën i pafajsheëm. Ende nuk dihen arsyet se pse është shtyrë por dihet se nuk është hera e parë. Autoritetet serbe kanë akuzuar liderin e AAK se ka lidhje të drejpërdrejtë me krime lufte dhe kanë bërë kërkesën që të ekstradohet në Serbi dhe të gjykohet atje. Nëse gjykohet atje gjasat janë që ai të dënohet.

Haradinaj në gjyq ka bërë akuza të forta ndaj gjykatës franceze duke thënë se Franca po i beson shumë akuzave serbe dhe se po vërtit vendimin duke e shtyrë. Ai ka thënë gjithashtu se serbët kanë bërë vetë krime lufte në Kosovë dhe se e bëjnë atë me faj. Edhe për Slobodan Millosheviç është kriminel./Tiranapost.al

Image result for Ramush Haradinaj