• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Politikë Të gjitha

    Nuk ka BE pa Turqi dhe Ballkan


    Nuk ka Bashkim Europian pa Turqinë dhe Ballkanin. Mesazhin dhe qëndrimin e Brukselit e dha dje nga Tirana, Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel.

    Të njëjtën gjë ka përsëritur sot edhe Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të gjatë për gazetën gjermane Handelsblatt. I pyetur për referendumin e mbajtur në Turqi, Rama shprehet se BE-ja e ka kuptuar që gaboi me politikën e saj përjashtuese ndaj Turqisë.

    Por duket se edhe pas daljes së Britanisë së Madhe, për Brukselin është kthyer në domosdoshmëri, futja e Turqisë, si një vend me kapital të rëndësishëkm ekonomik dhe krah pune.

    “Jam ne dijeni te situates ne Turqi po shpresoj qe Ballkani dhe bashke me te sigurisht edhe Shqiperia do te trajtohet ne menyre te barabarte. Nuk mendoj se eshte ne te mire te BE qe te trajtoje Turqine ne menyren se si e trajtoi dhe refuzoi. BE duhet te kishte qene me perfshirese me Tuqine. Ky ishte nje gabim strategjik i BE.” theksoi Edi Rama

    Deklarata e kryeministrit shqiptar, është në vijimësinë e linjës dhe politikës së BE-së. Të njëjtën gjë tha dje edhe ministri gjerman Gabriel, i cili theksoi se Gjermania, njëkohësisht edhe një nga vendet më të rëndësishme të BE-së, është e interesuar për një Turqi brenda familjes europiane dhe jo të ndarë.

    Siç duket, pas largimit të Britanisë nga BE dhe krizën e emigrantëve, politika e jashtme e BE-së ka ndryshuar karshi Turqisë. Madje ka një padurim për ta anëtarësuar Turqinë sidomos me ngjarjet e fundit. /Copyright Tiranapost.al/