• Shqip
  • English
  • E diel, 19 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Nuk ka më shi! Parashikimi i motit, e premte 15 mars 2019


    Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Shqipërinë. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në rajonin Jugor-Juglindor.

    Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.

    Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rritje sjell mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C në zonat malore deri në 17°C mesdita në Jugperëndim.

    Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë/Moti nga Meteoalb/Tiranapost/A.C