Shëndet Te gjitha

Nuk ka ilaç më të mirë se dashuria, edhe kur flasim për gripin!


Shën Valentini mbaroi por kjo nuk do të thotë të heqësh dorë nga dashuria. Aq më tepër kur rezulton se dashuria është ilaçi më i mirë kundër sëmundjes shpirtërore, por edhe problemeve të tilla virale si gripi apo ftohja.

Një studim i ri i botuar në revistën Psychoneuroendocrionology ka zbuluar se të biesh në dashuri do të thotë se disa gjene që lidhen me mbrojtjen anti-virale aktivizohen më shpejt. Thënë me fjalë të tjera, dashuria mund të na ndihmojë të luftojmë viruset si ftohja dhe gripi.

Studimi në fakt ishte i vogël, me vetëm 47 gra, të cilat gjatë 24 muajve ranë në dashuri dhe efektet u panë edhe tek gjendja shëndetësore. Pra në momentin që ranë në dashuri, pësuan rritje të aktivitetit të gjeneve që lidhen direkt me imunitetin dhe kjo gjë nuk u raportua tek gratë që nuk kishin rënë në dashuri.

Damian Myrray, autor i studimit thotë se gjithashtu kemi të bëjmë me një tjetër përfitim: Kjo rritje e aktivitetit të gjeneve antivirale lidhen edhe me përgatitjen biologjike të trupit për shtatzëni tek gratë.

Ndër të tjera ai tha: Vetmia ka një ndikim shumë negativ për shëndetin mendor dhe fizik. Për shembull, mund të çojë në infeksione apo prekje nga viruset, rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe gjasa për tu prekur nga depresioni. Inflamacioni kronik është i keq për shëndetin dhe vetmia është një nga parashikuesit më të mëdhenj të vdekshmërisë./ Marrë nga Insider/ Tiranapost.al. E.B