SPORT

Nuk ka fitues në Gjirokastër, Luftëtari dhe Teuta lënë çdo gjë të hapur

Në Gjirokastër Teuta arriti të marrë një pikë në sekondën e fundit ndaj Luftëtarit me këtë barazim që sjell pak qetësi te të dyja kampet, sidomos të durrsakët që ishin të rrezikuar në fundin e klasifikimit në rast të një humbje ndërsa për Luftëtarin fitorja do t’I kishte cuar pranë zyrtarizimit të vendit të katërt, i cili gjithsesi mbetet i tyri në pozita komode.

Megjithatë me një fitore sot Luftëtari mund ta kishte siguruar këtë objektiv.

Në këtë ndeshje Luftetari shënoi me një penallti të fituar nga Bregu dhe e kthyer në gol nga Ramadani, ndërsa barazimi i Teutës erdhi në sekondat e fundit falë një goli nga Bangal.