SPORT

Nuk ka më dashuri mes Mourinhos dhe tifozëve të Chelsea

Nuk ka më dashuri mes Jose Mourinhos dhe Chelsea-t.

Këtë më së miri e vërtetoi mbrëmja e djeshme në Stamford Brdige ku portugezi u vërshëllye disa herë, pati përplasje me Antonio Conte dhe duhej të dëgjonte korin e tifozëve të Chelsea që e quajtën "Juda"

Për thirrjet e tifozëve londinezë, Mou u përgjigj në konferencën për shtyp:

“Ata mund të më thërrasin si të duan por unë jam profesionist dhe mbroj veten dhe deri në çastin që ata të kenë një trajner që të ketë fituar 4 herë Premier League, unë vazhdoj të mbeten numri 1. Kur ata të kenë një trajner tjetër që të fitojë 4 herë Premier League për ta, atëherë unë do të jem numri 2. Por deri në atë moment, Juda do të vazhdojë të mbetet numri 1”.