• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Nuk ka barazi gjinore? Kjo nuk vlen për punonjësit e bankave të Shqipërisë


    Nëpër banka zakonisht punojnë më shumë burra, por në rastin e Shqipërisë dhe Serbisë ky raport ndryshon.

    Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kalkuluar gjininë e bordeve që mbikëqyrin bankat dhe ka gjetur se në mbarë botën, gratë përbejnë më pak se 20 për qind të bordeve te bankave

    Ndërsa në Shqipëri kjo përqindje është shumë e më e lartë, pasi 56 % e bordeve përbëhen nga gratë. Serbia dhe Izraeli kanë një përqindje më të lartë femrash në bordet mbikëqyrëse përkatësisht me 60 dhe 67 %.

    Studimi i Fondit ka gjetur se pjesëmarrja e grave në bordet e bankave garanton më shumë stabilitet.

    Gratë janë të efektshme në stabilitetin e bankave përmes mbikëqyrjes më të imtësishme të kapitalit dhe janë të afta të kontrollojnë edhe për faktorë të tjerë të rëndësishëm./ Copyright Tiranapost.al/ Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]