Aktualitet

Nuk jeni regjistruar ende në universitet? Udhëzimi i Nikollës: Afat deri më 26 tetor

Universitetet kanë ende kuota të lira, ndaj të gjithë studentët që nuk kanë rezultuar fitues në ndonjë degë studimi deri më tani, kanë mundësi të aplikojnë sërish për një periudhë 10-ditore deri më datë 26.

Është ky udhëzimi i firmosur sot nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ku thuhet se të drejtën e regjistrimit e kanë kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në asnjë program tjetër studimi.

“Gjatë periudhës 16 deri 26 tetor, Institucionet e Arsimit të Lartë vijojnë me procedurat e regjistrimit të kandidatëve nëpërmjet portalit u-albania, në programet e studimit në të cilat kanë aplikuar në raundin e parë apo të dytë. Të drejtën e regjistrimit e kanë kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi. IAL gjatë regjistrimeve respektojnë renditjen e kandidatëve deri në plotësimin e kuotave”, shkruhet ndër të tjera në udhëzim./Tiranapost.al

[caption id="attachment_127932" align="aligncenter" width="695"]Udhëzimi i datës 16 tetor Udhëzimi i datës 16 tetor[/caption]