• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë My Albania Të gjitha

    Nuk jemi më imun ndaj fruthit!


    Rritja e numrit të të prekurve nga fruthi në gjithë Europën do të thotë më shumë rrezik për jetën. Ekspertët thonë se shifrat zyrtare janë alarmante, pasi në gjysmën e parë të vitit 2019, numri i rasteve e tejkalon atë të një viti të tërë, në 2018-ën.

    The Guardian publikon artikullin, referuar të dhënave të publikuara nga OBSH, që tregon për 90 mijë raste dhe 37 vdekje të raportuara në 48 nga 53 vendet e rajonit evropian në vetëm gjashtë muajt e parë të vitit 2019. Gjatë vitit 2018, pati 84 mijë raste, ndërsa në vitin 2016 u regjistruan mbi 5 mijë në gjithë rajonin evropian. Ukraina është më e prekura, me më shumë se 54 mijë raste dhe 18 vdekje në gjashtë muajt e parë të vitit 2019.

    Shenjat të tjera sipas OBSH-së tregojnë përkeqësim dhe përparim të fruthit. Në fillim të këtij muaji, Anglia humbi statusin e vendit “ të pastër nga fruthi”, me 489 raste në total në gjashtë muajt e parë, e ndërsa 69 raste janë konfirmuar si të importuara nga jashtë.

    Raporti i ri tregon se tre vende të tjera, mes tyre Shqipëria, Republika Çeke dhe Greqia, kanë humbur gjithashtu statusin e vendit të pastër nga fruthi,ose: Eleminim i fruthit!

    Andrew Pollard, një profesor i njohur në universitetin e Oksfordit thotë se ky raport i fundit duhet të shërbejë si një thirrje që Europa të zgjohet. Për humbjen e statusit në Angli ai thtoë: “Tregon se kemi humbur kontrollin ndaj imunizimit të fruthit”.

    Por nga ana tjetër, disa vende kanë bërë përmirësime: Austria dhe Zvicra kanë fituar statusin si vende të pastra nga fruthi. Ekspertët thonë se mungesa e vaksinimit lidhet edhe me lëvizjen anti-vaxxer, e cila është nxitur nga pretendime të rreme se vaksina kundër fruthit shkakton autizëm tek fëmijët.

    Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus bën apel të shtohen masat, pasi vaksina shpëton 2 milion jetë në vit./ Artikulli i marrë nga The Guardian, linku origjinal këtu. / Përkthyer për Tiranapost.al. E.B

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690