Art dhe Kulturë

Nuk janë vetëm shqiptarët që po çmenden pas Fifty Shades Darker; Si komentuan mediat e huaja

Nuk janë vetëm shqiptarët që po çmenden pas Fifty

Filmi Fifty Shades Darker i regjisorit James Foley, që çmendi edhe shqiptarët që mbushën plot kinematë e Tiranës na drejton tek pyetja çfarë duam kur blejmë një biletë për novelën më të shitur.

Mediat e huaja e kanë komentuar përmes disa analizave të shkurtra se si u përcoll ky film dhe ndryshimi apo risia që pati nga filmi i parë Fifty Shades of Gray.

Ja çfarë thonë faqet më të njohura të huaja:

Vanity Fair

Ky film është një kryevepër mbeturinash. Nuk do ta besoni se sa injorant është dialogu në “ Fifty Shades Darker” dhe kjo gjë ka ndodhur edhe tek filmi i parë nëse e keni parë. Por prap se prap Dakota Johnson arrin ta bëjë që të funksionojë. Me dikë tjetër në krye, këto filma do të ishin dënuar dhe do të ishin dërguar në Guantanamo. Në vend të kësaj ne kemi filmin më të madh ndër vite të Shën Valentinit.

Usa Today

Johnson akoma nuk e ka gjetur rolin e duhur për të treguar aftësitë e saj pasi ky me siguri që nuk është. Dornan është mjaft i talentuar,siç mund ta ketë vënë re çdo njeri që ka parë show-in britanik “The Fall”,  dhe në një mënyrë të pashpjegueshme ai po e humbet sharmin e tij në këto filma. Pas një raundi kënaqësie trupore, Kristian e pyet Anën se pse ajo priti 21 vite për të humbur virgjërinë e saj. Përgjigja e saj ishte se ajo po kërkonte diçka të jashtëzakonshme, që mund të matet me llojin e meshkujve për të cilët shkruajtën Jane Austin dhe Charlotte Bronte. Ajo mund të bëjë më mirë se aq, po ashtu dhe ne.

Yes, Please

Entertainment Weekly

Darker është çuditërisht pa vlerë dhe pa ndonjë tension real. Çdo skenar i vërtetë si  helikopterët, rojet, punjësit e devotshëm etj  harrohen disa minuta më vonë. Nuk ka asnjë pyetje nëse këta dy njerëz të bukur do të përfundojnë së bashku në fund, duke parë se tipari i vetëm i personalitetit të tyre është se këta janë të tërhequr në mënyrë të pashpjegueshme me njëri tjetrin.Kim Basinger shfaqet për një moment si ish e dashura duke i shtuar një dhunti të turpshme gjithë kësaj gjëje.(Një konfrontim teatral mes saj dhe nënës së saj të krishterë. Marcia Gay Harden, është një kujtesë se sa gallatë do të ishte “Darker” nëse nuk do ta merrte kaq seriozisht.)

Image result for fifty shades darker

Av.Club.

Johnson dhe Dornan( Christian Gray) janë disi më të ngrohtë me njëri tjetrin këtë herë, mbase si rezultat i drejtimit të Foley’s apo familjaritetit. Duke u shfaqur si më e pjekur dhe me besim Ana edhe një herë arrin të rrëmbejë shfaqjen, megjithatë ndihemi pak keq për Dornan i cili nuk ka punuar me karakterin etij. Skenat e seksit- të cilat bëhen më të çuditshme por disi njerëzore, duken si të ashpra, sikur mezi po presin që ti heqin qafe ato gjërat. Por skenari sa vjen edhe shtohet, i shtyrë nga ideja romatike e fuqisë së dashurisë. Është një fantazi e shtyrë nga femrat por gjithsesi nuk do të thotë se nuk është toksike. Dhe zoti i ndihmoftë femrat e shkreta që e besojnë atë.

The Wrap

Edhe nëse saga e vazhdueshme e Anastasia Steele nuk është asgjë tjetër veçse një dëshirë përmbushjeje, pse duhet të privohen audiencat e femrave në këmbim të avancimit në karrierë, të  të brendshmeve të mrekullueshme dhe një modeli miliarder i cili është i dhënë pas asaj që heroi i ri i “ Shekullit të 20 të Grave” do ti referohej si një stimulimi direkt të klitorit? Megjithatë nëse mendoni se audiencat e njëjta gjithashtu meritojnë karaktere me thellësi dhe skenar që mbështetet mbi prezencën e njerëzve multi dimensional” Fifty Shades Darker” i bie për shkurt. Është mirë që  dy aktorët fotozhenikë po e trajtojnë seksin si një aktivitet të kënaqshëm më shumë se sa një punë të përditshme në filmin e dytë. Por në pergjithësi filmi duket si një bashkëpunim pa leje midis kanaleve Hallmark dhe Playboy.

Image result for fifty shades darker