Aktualitet

Nuk ishte krim pasioni! Gazetarja tregon se Dritani u fut në kurth nga Marsida

Nuk ishte krim pasioni! Gazetarja tregon se Dritani u fut në kurth nga

Ndërsa fillimisht historia e ndodhur në 10 tetor në shtëpinë e Marsida Qatjes u dyshua se ishte krim pasioni, por tashmë Prokuroria po heton në pistën e trafikut të drogës. Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, tregon për emisionin “Opinion” se, ndërkohë që organi i akuzës e konsideron deri tani krimin e ndodhur në Kavajë si “vrasje me dashje”.

“Nuk është krim pasion. Prokuroria po heton pistën e trafikut të drogës. Marsida është në hetim për mashtrim, por njihet problematika se bashkëshorti e saj është në burg. Sipas Prokurorisë jemi në kushtet e vrasjes me dashje, jo në kushtet e vetëmbrojtjes. Dritan Haxholli s’ka vajtur papritur, është i futur në kurth. Bledar Toçi qëlloi 16 plumba drejt tij. Gruan e shoh si bashkëfajtore edhe vitkimë, por shenjtore nuk është”, tha Lala.

Nga ngjarja mbeti i vdekur Dritan Haxholli, ndërsa polici Bledar Toçi mbeti i plagosur nga një plumb në qaf./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/burri-im-nuk-fal-marsida-tregon-se-historia-e-krimit-nuk-mbyllet-me-kaq/