• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Nuk i shërbeu sanduiçin në kohë, klienti i pakënaqur vret kamerierin


    Një kamerier në një restorant në Seine-Saint-Denis, Francë, u qëllua për vdekje të premten nga një klient i pakënaqur, pasi sanduiçi i tij nuk u përgatit shpejt.

    Rreth orës 9:00 të së premtes, punonjësit e këtij restoranti të vogël, të vendosur në rrëzë të një ndërtese në Noisy-le-Grand, thërritën oficerët e policisë pasi “një prej kolegëve të tyre u qëllua dhe u plagos”.

    Por, sipas mediave ndërkombëtare kamarieri 28-vjeçar nuk ka arritur të mbijetojë plagëve të marra.

    Të tronditur nga ngjarja e pazakontë, banorët e kësaj zone u mblodhën para restorantit ku ndodhi vrasja. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690