Te gjitha

Nuk heqim dorë nga mishi! Ja sa konsumojmë ne dhe kush janë më mishngrënësit në Europë


Europa dhe Ballkani njihen si vende ku mishi konsumohet goxha. Por sa? Çfarë tregojnë të dhënat? Cili vend konsumon më pak? Në shkallë globale, konsumi mesatar i mishit për kokë banori është rritur me rreth 20 kile që nga viti 1961, me një person që konsumonte rreth 43 kile mish në vitin 2014. Këto janë të dhëna që kanë dalë nga raporti i OKB-së.

Rezulton se Evropianët dhe ata nga Amerika e Veriut konsumonin shumë më tepër, me një mesatare prej 80 kile mish. Për vendet me të dhëna të disponueshme, Spanja dhe Austria kanë konsumin më të lartë në kontinentin evropian, të dy vendet me shifra më të larta se 94.04 kg dhe 90.87 kg përkatësisht. Po Shqipëria? Rezulton se ne shqiptarët konsumojmë mesatarisht 61.96 kg për kokë banori. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor Mali i Zi mban vendin e parë me mbi 80 kilogramë mish./ Marrë nga Euronews/ Tiranapost.al. E.B

Which European countries eat the most meat?