Aktualitet

Nuk firmosi me Romën, Inter gjen blerës për Politanon

Nuk firmosi me Romën, Inter gjen blerës për Politanon

Napoli ka arritur një marrëveshje në parim për të nënshkruar me mesfushorin e Interit, Matteo Politano.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i njohur i transferimeve, Gianluca di Marzio. Sipas tij, Napoli ka bërë gati një ofertë prej 25 milionë euro, çka ka bindur Interin për të hequr dorë nga lojtari.

Por, aktualisht, mungon një akord mes lojtarit dhe ekipit, zhvillim që pritet të ndodh në orët e ardhshme. Politano ishte shumë pranë kalimit te Roma në formulën e shkëmbimit me Spinazzola, po dështimi i mbrojtësit në testet mjekësore anuloi gjithçka.

Futbollisti i kombëtares italiane është një zgjedhje e katërt në skemën e Antonio Conte, që nuk e preferon aspak 26-vjeçarin. /XH.K