• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Nuk është sekret, të gjitha paratë fallco në filma apo videoklipe e kanë burimin nga i njëjti vend


    Që pjesa më e madhe e parave që shohim nëpër filma apo videoklipe është e rreme, kjo është e ditur pak a shume, por ajo çka na bën përshtypje është fakti se pjesa më e madhe e këtyre parave fallco e ka burimin e njëjtë.

    Bëhet fjalë për kompaninë “RJR Props”, e cila e nisi biznesin rreth nëntë vjet më parë, dhe kishin si “specialitet” të tyre paratë e rreme.

    Duke qenë se në çdo shtet prodhimi i parave false përbën krim kjo kompani u kujdes që këto para të përdoren vetëm për qëllimet e produksioneve muzikore dhe kinematografike dhe çdo gjë monitorohet nga autoritetet federale.

    Kjo kompani ka shitur para false në më shumë se 175 filma përfshirë Fast & Furious, Baby Driver, Logan Lucky, Ozark, Atlanta, Carbanaro Effect, Wolf of Wall Street, gjithashtu janë përdorur në videoklipet e Young Dolph, Fifty Cent, Kendrick Lamar, etj. /Tiranapost.al/