• Shqip
  • English
  • E shtunë, 20 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Te gjitha TIP top

    Nuk është legjendë. Këpucët që vishen me gjithçka ekzistojnë


    Këpucët janë elementi më i rëndësishëm i veshjes, sepse jo vetëm plotësojnë look-un por kanë një funksion të rëndësisëm për përditshmërinë. Qëndrojmë 8 orë e më shumë me to në këmbë, ndaj duhet të jenë fillimisht të rehatshme, të mos jenë aq të ngushta sa të na krijojnë probleme në ecje, apo me takë shumë të lartë.

    (Foto nga Pinterest)

    Të jemi të sinqerta, shpesh herë bëjmë kompromis me këtë pjesë. Shohim fillimisht bukurinë, formën paksa me majë, se na zgjat paksa siluetën pastaj rehatinë. Edhe pse atletet janë bërë trendi i sezonit, nuk mund të kombinosh çdo gjë me to. Sidomos nëse bëni punë zyre në të cilat takoni njerëz të ndryshëm, kërkohet një kod i caktuar.
    Këpucët, që dua t`ju tregoj sot, janë edhe të rehatshme edhe me stil. Përbëhen nga dy nuanca, të dyja natyrale, e zeza dhe bezha.

    (Foto nga Pinterest)

    I ka dizenjuar fillimisht Chanel, më pas i pamë edhe tek Zara. Cilësia është e ndryshme, patjetër. Kombinohen thuajse me çdo gjë përveç fustaneve për mbrëmje gala. E imagjinoni? Të keni një palë këpucë të mira në gardërobë, të cilat nuk ju limitojnë aspak në përzgjedhjen e veshjes? Veshja mësipër është nga street style i vitit 2016-2017. Kur sapo kishin dalë bluzat me mëngjë “zile”, që vazhdojnë dhe sot të jenë ndër më të shiturat. E ka kombinuar me xhinse për paradite, por në darkë mund ta kombinoni me fund lëkure dhe me të njëtat këpucë.

    (Foto nga Pinterest)

    Shkojnë fare mirë edhe me ngjyrat vibrante ose ato të tokës. Mjafton të mbani një çantë në të njëjtën nuancë me to dhe do dukeni me stil.

    (Foto nga Pinterest)

    Zgjedhja më e sigurt është t’i kombinosh me bardhezinë. Sidomos kur ke një bluzë të bukur “statement” që vjedh vëmendjen e gjithë veshjes, këpucët duhet të plotësojnë look-un, pa krijuar kontraste.

    (Foto nga Pinterest)

    Ky është versioni me majë i atyre më lart, si dhe këto nuk kanë rrip mbrapa. “Mules” i quajmë ne, kanë një perlë tek taka e cila i shton një detaj interesant.

    (Foto nga Pinterest)

    Tek galeria më poshtë keni plot ide për t’i kombinuar. Por nuk është e thënë t’i qëndroni strike sugjerimeve, lëreni fantazinë të lirë dhe krijoni kombime të personalizuara. Unë do i vishja me nje fustan velvet të shkurtër dhe të zi. Pallto bezhë, një çantë të kuqe ose vishnje, dhe ja!/Tiranapost.al